Shqipëri, shënohet me tubime Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
Me rastin e 1 Majit në Tiranë janë organizuar tubime për sensibilizimin e institucioneve për respektimin e të drejtave të punonjësve
Në Shqipëri është shënuar Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ku janë organizuar tubime, raporton Anadolu.
Me rastin e 1 Majit në Tiranë janë organizuar tubime për sensibilizimin e institucioneve për respektimin e të drejtave të punonjësve.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) ka zhvilluar protestë para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë.
Sipas KSSH-së, tubimi është mbajtur si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj "realitetit të papranueshëm që përjetojnë çdo ditë punëtorët në Shqipëri".
Sipas konfederatës, mijëra punëtorë jetojnë në pasiguri dhe padrejtësi dhe se "punëtorët përballen me paga që nuk mbulojnë jetesën minimale, me orë të gjata pa shpërblim, me mungesë sigurie dhe me një sistem që shpesh i lë të vetëm përballë shfrytëzimit".
Gjithashtu KSSH dhe punëtorët pjesëmarrës në tubim kërkuan sipas tyre paga dinjitoze, kushte të sigurta në punë, mbrojtje sociale që funksionon dhe masa ndaj informalitetit.
Një tjetër tubim në Tiranë është mbajtur nga Unioni i Sindikatave të Shqipërisë përballë selisë së Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.
Sipas unionit, tubimi kishte për qëllim për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi çështjet që shqetësojnë punonjësit.