Kosovë, mbahet protestë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se punëtorët e sektorit privat sot janë më të shkelurit

SHQİP Yayın: 01 Mayıs 2026 - Cuma - Güncelleme: 01.05.2026 13:08:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat organizoi protestë me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Anadolu.

“Mos na shkelni, mjaft pritëm”, “Për pesë vite në punë vdiqën 97 punëtorë”, “Jemi lodh, Parlament-Qeveri të kujt jeni?”, janë disa nga mesazhet që kanë bartur protestuesit.

Protesta nisi me një marsh nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu”, para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se punëtorët e sektorit privat sot janë më të shkelurit.

Ai përmendi se Qeveria e Kosovës gjatë këtij viti ua ekzekutoi pagën e 13-të punëtorëve të sektorit publik ndërsa jo edhe për sektorin privat, i cili paguhet nën pagën mesatare.

“Ne po skllavërohemi nga njerëzit tanë. Të nderuar të pranishëm, ne sot po marrim pagë 239 euro", tha ai.

Punëtorja e sektorit privat, Afërdita Hoxha, i bëri thirrje institucioneve që të punojnë për punëtorët e sektorit privat.

Ajo tha se sot punëtorët e sektorit privat “shkelmohen” herë nga një pronar kompanie herë nga një tjetër.

“Ju pushtetarë po jetoni jetën e luksit. Derisa juve ju shkon koha e pushtetit duke ndërruar avionët nga një skaj në skajin tjetër të botës ndërsa ne punëtorët e ngratë shqetësohemi se po na sëmuret dikush nga familjarët dhe nuk e dimë se si ta mjekojmë”, tha ajo.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.