Zgjedhjet lokale nisin në Bregun Perëndimor dhe në qytetin Deir al-Balah në Rripin e Gazës
Kjo shënon herën e parë në 22 vite që mbahen zgjedhje komunale në Deir al-Balah, një nga qytetet relativisht më pak të dëmtuara në enklavën palestineze gjatë luftës dyvjeçare gjenocidale të Izraelit
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Palestinës, zgjedhjet lokale kanë nisur sot në Bregun Perëndimor dhe në qytetin Deir al-Balah në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Komisioni zgjedhor njoftoi se rreth 1.03 milion votues kanë të drejtë të votojnë përmes 491 qendrave të votimit, të cilat përfshijnë 1.922 vendvotime.
Kjo shënon gjithashtu herën e parë në 22 vite që mbahen zgjedhje komunale në Deir al-Balah, një nga qytetet relativisht më pak të dëmtuara në enklavë gjatë luftës dyvjeçare gjenocidale të Izraelit.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 me kohën lokale dhe do të mbyllen në orën 19:00 në Bregun Perëndimor, ndërsa në Deir al-Balah do të mbyllen në orën 17:00.
Zgjedhjet përfshijnë gjithsej 183 komuna, 90 këshilla komunale me 3.773 kandidatë në garë, si dhe 93 këshilla fshatrash me 1.358 kandidatë që konkurrojnë për ulëse.