Shkup, mbahet protestë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, në fjalimin e tij para selisë së Qeverisë tha se gjysma e popullsisë punëtore në vend jeton me një pagë më pak se 600 euro

SHQİP Yayın: 01 Mayıs 2026 - Cuma - Güncelleme: 01.05.2026 14:04:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) organizoi protestë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, nën moton "Luftojmë për paga, nuk lutemi", raporton Anadolu.

Qindra njerëz u mblodhën para ndërtesës së LSM-së, prej ku marshuan drejt Kuvendit, Dhomës së Tregtisë dhe më pas drejt Qeverisë.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, në fjalimin e tij para selisë së Qeverisë tha se gjysma e popullsisë punëtore në vend jeton me një pagë më pak se 600 euro.

Ai tha gjithashtu se një e treta e popullsisë së përgjithshme të aftë për punë në Maqedoninë e Veriut jeton nën kufirin e varfërisë.

"Ne kërkojmë që paga minimale të rritet për dy vjet. Për dy vjet ata kanë refuzuar ta rrisin atë sepse nuk duan të rivendosin dinjitetin e punëtorit", shtoi Trendafilov.

Ashtu edhe si në protestat e kaluara nga LSM, protestuesit kërkuan pagë minimale prej 600 eurosh dhe rritje lineare prej 100 eurosh për të gjithë.

Ndryshe, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka protestuar disa herë këtë vit me kërkesë për rritjen e pagave.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.