Janevska: Prioritet i Maqedonisë së Veriut, lidhja me rrjetet rajonale dhe globale të kërkimit shken

“Prioriteti kryesor aktual është ulja e largimit të trurit dhe krijimi i kushteve për mbajtjen e studiuesve të rinj në vend”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës në një takim ministror në Bruksel.

SHQİP Yayın: 22 Ekim 2026 - Perşembe - Güncelleme: 22.10.2026 15:28:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë disa masa për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe krijimin e një ekosistemi kombëtar të inovacionit ndërsa prioriteti i radhës është lidhja me rrjetet rajonale dhe globale të kërkimit, ka thënë në Bruksel ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në takimin ministror të Platformës Drejtuese për Kërkim dhe Inovacion për Ballkanin Perëndimor, Janevska ka theksuar se brenda një periudhe të shkurtër, buxheti për shkencën është dyfishuar, është krijuar kornizë e re strategjike, janë përgatitur zgjidhje të reja ligjore dhe është modernizuar infrastruktura kombëtare kërkimore.

Ajo ka bërë të ditur se është formuar Këshilli Kombëtar për Inovacion, Sipërmarrje dhe Zhvillim Teknologjik si dhe është themeluar Agjencia për Inovacion, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Sipërmarrje, e cila synon të lehtësojë qasjen në fonde dhe shërbime për kompanitë, studiuesit dhe inovatorët.

Sipas Janevskës, vendi ka shtatë qendra për transferimin e teknologjisë, pesë inkubatorë teknologjikë dhe një park privat shkencor-teknologjik. Ndërkohë, janë në proces themelimi një park virtual shkencor-teknologjik dhe parku i parë teknologjik plotësisht nën kompetencat e shtetit.

Ajo ka theksuar se projekti "Vezilka" është pika e parë kombëtare e kontaktit në rrjetin evropian të fabrikave të inteligjencës artificiale. “Prioriteti kryesor aktual është ulja e largimit të trurit dhe krijimi i kushteve për mbajtjen e studiuesve të rinj në vend, ku ata pritet ta realizojnë potencialin e tyre personal”, ka thënë Janevska.

Në takim janë diskutuar politikat për mbështetjen e inovacionit dhe praktikat e mira në kërkimin shkencor. Gjatë vizitës në Bruksel, Janevska pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me komisaren evropiane për Startup-et, Kërkimin dhe Inovacionin, Ekaterina Zaharieva.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.