Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e 67-të të Përgjithshme të PABSEC-ut në Gjeorgj

Gashi iu drejtua delegacioneve të vendeve-anëtare të PABSEC-ut, duke shprehur përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik.

SHQİP Yayın: 30 Haziran 2026 - Salı - Güncelleme: 30.06.2026 14:24:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi mori pjesë në Asamblenë e 67-të të Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, në ceremoninë e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme, Gashi iu drejtua delegacioneve të vendeve-anëtare të PABSEC-ut, duke shprehur përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik.

Në fjalimin e tij, sipas njoftimit, Gashi i përshëndeti nikoqirët dhe theksoi se rajoni i Detit të Zi është një korridor vital për lidhshmërinë, tregtinë dhe kontaktet ndërkombëtare. Ai theksoi se ky rajon është i pasur me histori, kulturë dhe potencial, por përballet edhe me sfida të shumta që kërkojnë përpjekje kolektive dhe solidaritet.

Kryeparlamentari Gashi e theksoi veçanërisht rëndësinë e përfshirjes dhe pjesëmarrjes së barabartë të të gjithë faktorëve në dialogun rajonal, duke shtuar se vetëm përmes qasjes gjithëpërfshirëse dhe inkluzive mund të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm dhe harmonia shoqërore.

Në këtë drejtim, ai e riafirmoi përcaktimin e palëkundur të Maqedonisë së Veriut për integrimin në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar anëtarësimin në BE dhe NATO jo vetëm si një zgjedhje strategjike, por edhe si një rrugë thelbësore për forcimin e sovranitetit, sigurisë dhe prosperitetit të vendit, thuhet në njoftim.

Përveç pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të PABSEC-ut, Gashi po realizon edhe një vizitë zyrtare dypalëshe në Tbilisi me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili.

PABSEC është organizatë ndërkombëtare parlamentare e themeluar në vitin 1993, misioni i së cilës është të avancojë bashkëpunimin midis parlamenteve të vendeve-anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.