BE kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës në integrim evropian
Kështu u bë e ditur në një takim dypalësh midis shefes në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova me Drejtoreshën për Zgjerim të BE-së dhe Fqinjësinë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti
Bashkimi Evropian (BE) thekson se Kosovës i nevojitet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, si dhe nga mundësitë që ofrohen përmes Planit të Rritjes dhe Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA), transmeton Anadolu.
Kështu u bë e ditur në një takim dypalësh midis shefes në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova me Drejtoreshën për Zgjerim të BE-së dhe Fqinjësinë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.
"Kosova ka nevojë për stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian", thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë lidhur me këtë takim.
Përfaqësuesja e BE-së, Superti, po zhvillon aktualisht një vizitë zyrtare në Kosovë, ndërsa njoftimit, ajo do të zhvillojë të mërkurën takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të shoqërisë civile, në kuadër të diskutimeve për procesin e integrimit evropian.

