Kryeparlamentari Gashi viziton Këshillin e Biznesit DEIK Turqi-Maqedoni e Veriut

Gashi, në fjalën e tij, tha se i kushtojnë rëndësi të madhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

SHQİP Yayın: 30 Haziran 2026 - Salı - Güncelleme: 30.06.2026 12:43:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi vizitoi Këshillin e Biznesit Turqi-Maqedoni e Veriut, që vepron në kuadër të Këshillit për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK), raporton Anadolu.

Gashi, i cili ndodhej në Stamboll në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s të organizuar nga Turqia, zhvilloi një vizitë në Këshillin e Biznesit DEIK Turqi-Maqedoni e Veriut.

Në takim morën pjesë kryetari i Këshillit të Biznesit DEIK Turqi-Maqedoni e Veriut, Bilal Kara, zyrtarë të DEIK-ut si dhe anëtarë të Bordit Drejtues të Këshillit të Biznesit.

Gashi, në fjalën e tij, tha se i kushtojnë rëndësi të madhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se mbështesin përpjekjet për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve të ndërsjella.

Ndërkaq, Kara tha se marrëdhëniet politike ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në nivel të shkëlqyer dhe se vëllimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve ka tejkaluar 1 miliard dollarë.

Në takim u vlerësua gjithashtu se ekzistojnë mundësi të rëndësishme investimi në shumë sektorë, në veçanti në shëndetësi, prodhim, energji të rinovueshme, infrastrukturë, logjistikë, turizëm, bujqësi dhe teknologji digjitale, ndërsa u shprehën edhe pritshmëritë e komunitetit të biznesit turk.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.