NATO bën një postim për avionin turk luftarak pa pilot ANKA III të zhvilluar nga TUSAS
- "NATO 3.0 në praktikë: ANKA III, mjeti ajor luftarak pa pilot (UCAV) i gjeneratës së re dhe i padukshëm (stealth), i zhvilluar nga TUSAS", thuhet në postimin e NATO-s
NATO ka bërë një postim në lidhje me avionin luftarak pa pilot ANKA III, të zhvilluar nga Kompania e Industrisë së Hapësirës Ajrore Turke (TUSAS), transmeton Anadolu.
Në postimin e bërë nga llogaria e NATO-s në platformën e mediave sociale X me seli në SHBA, u theksua "NATO 3.0 në praktikë: ANKA III, mjeti ajor luftarak pa pilot (UCAV) i gjeneratës së re dhe i padukshëm (stealth), i zhvilluar nga TUSAS".
Në postim përfshihen gjithashtu edhe fotografi të ANKA III.
Në përputhje me marrëveshjen në Samitin e NATO-s në Ankara, aleatët evropianë dhe Kanadaja që është përfshirë me aftësi të reja, kanë marrë përsipër përgjegjësi më të mëdha për sigurinë e përbashkët, vihet në dukje në postimin ku më tej theksohet se:
"Prodhimi i industrisë së mbrojtjes aleate po zgjerohet. Dhe ky është thelbi i NATO 3.0. Kjo do të thotë një Aleancë më e fortë se kurrë më parë".
