KGJK emëron Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative të Kosovës

- KGJK ka zgjedhur Kreshnik Kaçiun si kryetar me nëntë vota për dhe një kundër në votimin e zhvilluar. Mandanti i Kaçiut në këtë pozitë do të zgjasë 5 vjet.

SHQİP Yayın: 10 Eylül 2026 - Perşembe - Güncelleme: 10.09.2026 13:28:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka emëruar gjyqtarin Kreshnik Kaçiu kryetar të Gjykatës Administrative të Kosovës, raporton Anadolu.

KGJK ka zgjedhur Kreshnik Kaçiun si kryetar me nëntë vota për dhe një kundër në votimin e zhvilluar sot. Mandanti i Kaçiut në këtë pozitë do të zgjasë 5 vjet.

Përzgjedhja e kryetarit të ri u zhvillua pas shqyrtimit të kandidaturave dhe rezultateve të procesit të vlerësimit ku në garë për këtë pozitë ishin Kreshnik Kaçiu dhe Liridona Ajeti-Kajtazi.

Sipas të dhënave të prezantuara në mbledhje, Kaçiu grumbulloi 74 pikë, duke kaluar pragun prej 70 pikësh të përcaktuar për kandidatët. Në anën tjetër, Ajeti-Kajtazi nuk arriti të sigurojë pikët e nevojshme dhe, për rrjedhojë, nuk u rekomandua për të vazhduar në fazën e votimit.

Kreshnik Kaçiu është gjyqtar në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ka diplomuar në Drejtësi dhe Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës ndërsa ka përfunduar masterin në Universitetin e Maastrichtit në Holandë. Provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2016.

Para emërimit gjyqtar, Kaçiu ka punuar në disa pozita në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfshirë në fushën e legjislacionit të Bashkimit Evropian, Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe integrimin evropian. Në vitin 2019 është emëruar gjyqtar nga Presidenti i Republikës së Kosovës ndërsa në vitin 2022 gjyqtar me mandat të përhershëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjykata Administrative e Kosovës vendos në shkallë të parë për konfliktet administrative dhe kontestet e punës në sektorin publik.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.