Janez Jansha nominohet për kryeministër të Sllovenisë, sigurohet mbështetja për shumicën në parlamen

Sipas agjencisë STA, pritet që Jansha të formojë qeverinë e tij të katërt në aleancë me partitë e qendrës së djathtë

SHQİP Yayın: 19 Mayıs 2026 - Salı - Güncelleme: 19.05.2026 16:46:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike Sllovene (SDS) nominuan kreun e partisë Janez Jansha për kryeministër të Sllovenisë, me mbështetjen e 48 deputetëve në Kuvendin Popullor, raporton Anadolu.

Për zgjedhjen e kryeministrit nevojitet shumicë absolute prej 46 votash në parlamentin me 90 deputetë, ndërsa votimi mund të mbahet të premten.

Sipas agjencisë STA, pritet që Jansha të formojë qeverinë e tij të katërt në aleancë me partitë e qendrës së djathtë, përfshirë "Nova Slovenija", si dhe me mbështetjen e partisë "Resnica".

Jansha deklaroi se organet partiake të SDS-së kanë konfirmuar marrëveshjen e koalicionit me disa parti opozitare, me çka janë përmbushur kushtet për paraqitjen e kandidaturës. Ai shtoi se nënshkrimi i marrëveshjes pritet deri në fund të javës, pas së cilës do të pasojë marrëveshja për ndarjen e resorëve në qeverinë e re.

Marrëveshjen e koalicionit tashmë e kanë mbështetur "Nova Slovenija", Demokratët, Partia Popullore Sllovene dhe Fokus.

Koalicioni i ardhshëm aktualisht disponon me 43 vota, por Resnica ka njoftuar se do ta mbështesë Janshën edhe gjatë votimit për mandatarin.

Jansha deri më tani tri herë ka ushtruar funksionin e kryeministrit, por vetëm një herë ka përfunduar mandatin e plotë. Nëse konfirmohet, kjo do të jetë qeveria e tij e katërt dhe e para me orientim të qartë politik të djathtë.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.