Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e Samitit "Bërdo-Brioni" në tetor

Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar njoftoi se Samiti i Procesit "Bërdo-Brioni" do të mbahet në Maqedoninë e Veriut në tetor.

SHQİP Yayın: 19 Mayıs 2026 - Salı - Güncelleme: 19.05.2026 13:54:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e Samitit "Bërdo-Brioni" në tetor, raporton Anadolu.

Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar njoftoi se Samiti i Procesit "Bërdo-Brioni" do të mbahet në Maqedoninë e Veriut në tetor.

Duke folur për samitin që duhej të mbahej në ishujt Brioni por u anulua për shkak të mosmarrëveshjeve midis Serbisë dhe Kroacisë, ajo tha se është e rëndësishme për të gjithë që samiti të vazhdojë.

"Pra, kjo është vërtet e rëndësishme, edhe Kosova edhe Serbia janë këtu. Edhe një herë falënderoj vërtet presidenten e Maqedonisë së Veriut që do ta organizojë këtë proces", shtoi Pirc Musar.

Procesi "Bërdo-Brioni" është një iniciativë rajonale e nisur nga Sllovenia dhe Kroacia në vitin 2013, ndërsa pjesë e tij janë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Iniciativa u quajt Procesi "Bërdo-Brioni" sipas dy lokacioneve - Bërdo afër Kranjit në Slloveni dhe ishujt Brioni në Kroaci, të cilat janë simbol i pajtimit dhe diplomacisë.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.