Shqipëri, niset grupi i parë i besimtarëve për Haxhin

Këtë vit nga Shqipëria rreth 525 besimtarë do të kryejnë Haxhin në tokat e shenjta

SHQİP Yayın: 18 Mayıs 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 18.05.2026 12:34:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Shqipëria është nisur sot drejt tokave të shenjta për të kryer Haxhin, raporton Anadolu.

Në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" grupi prej rreth 180 besimtarë janë përcjellë nga të afërmit e tyre, por edhe nga besimtarë të tjerë.

Renis Tahiri, 42-vjeç nga Tirana, është një nga besimtarët myslimanë që është nisur drejt tokave të shenjta për të kryer Haxhin për herë të parë.

Për Anadolu ai tregon se ka gati 20 vjet që pret këtë moment. "Ky është Haxhi i parë që kam marrë rrugën që prej fillimeve të mia në Islam. Haxhi është një prej shtyllave të Islamit. Deshti Zoti që këtë vit m'u dha mundësia financiare dhe fizike që të kryej Haxhin. Unë kam qenë për Umre, por Haxhi është tjetër ndjesi. Normalisht që kemi emocione si do të shkojë rituali", tha Tahiri.

Edhe Engjëll Nallbani, 39-vjeç nga Kavaja, po niset për të kryer Haxhin për herë të parë.

Ai tregon se emocionet për Haxhin janë të papërshkrueshme.

"Është hera e parë që nisem për Haxh. Natyrisht janë emocione të papërshkrueshme, është një udhëtim i shumë pritur prej shumë vitesh. Shpresojmë ta kryejmë me sukses këtë Haxh", u shpreh Nallbani.

Këtë vit nga Shqipëria rreth 525 besimtarë do të kryejnë Haxhin në tokat e shenjta. Grupet e tjera të haxhilerëve do të nisen në ditët në vazhdim.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.