Mucunski në takimin e grupit "Miqtë e Ballkanit Perëndimor", thekson rëndësinë e përshpejtimit të zg

Ministri Mucunski theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të zgjerimit, me një fokus të veçantë në heqjen e pengesave për tregtinë e papenguar me BE-në

Yayın: 12 Mayıs 2026 - Salı - Güncelleme: 12.05.2026 14:34:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Juraj Blanar, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, mori pjesë sot në Takimin Ministror të Grupit "Miqtë e Ballkanit Perëndimor" në Bratislavë, transmeton Anadolu.

Grupi "Miqtë e Ballkanit Perëndimor" përbëhet nga Italia, Austria, Greqia, Çekia, Sllovakia, Kroacia dhe Sllovenia, dhe u formua me qëllim përshpejtimin e procesit të pranimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat aktuale të politikës së zgjerimit në kontekstin aktual gjeopolitik, bashkëpunimin strategjik me rajonin, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë. Diskutimet u dominuan nga mbështetja e fortë për një dinamikë të re dhe të forcuar të procesit të pranimit si dhe nga nevoja për vendime të guximshme dhe strategjike drejt zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Në fjalimin e tij, Mucunski theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të zgjerimit, me një fokus të veçantë në heqjen e pengesave për tregtinë e papenguar me BE-në në kontekstin e rregulloreve evropiane që ngadalësojnë aksesin në tregun e brendshëm të Unionit.

Ai theksoi se koncepti i integrimit gradual duhet të përmirësohet më tej me iniciativa të reja që do të mundësojnë pjesëmarrje më aktive të vendeve të rajonit në krijimin e politikave të Bashkimit Evropian dhe do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.

Njëkohësisht, në prezantimin e tij, ministri Mucunski i kushtoi vëmendje të veçantë integrimit evropian të vendit, Planit të Rritjes dhe angazhimit ndaj reformave si parakusht për shfrytëzimin e fondeve të reja nga Unioni.

Ai foli edhe për rëndësinë e projekteve infrastrukturore, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është një pikë kryqëzimi e Korridoreve Pan-Evropiane 8 dhe 10, të cilat kanë rëndësi të konsiderueshme ekonomike, sigurie dhe gjeostrategjike për rajonin dhe Evropën.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.