Sashko Llafçiski mori pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s

Kreu i NATO-s, Mark Rutte theksoi rëndësinë e ruajtjes së unitetit të aleatëve, gatishmërisë dhe aftësisë për t'u përballur me sfidat bashkëkohore të sigurisë.

SHQİP Yayın: 19 Mayıs 2026 - Salı - Güncelleme: 19.05.2026 15:02:00
Editör -
Okuma Süresi: 4 dk.
Google News

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-majori Sashko Llafçiski, mori pjesë në takimin e rregullt të Komitetit Ushtarak të NATO-s në format të shefave të shtabeve të përgjithshme të vendeve anëtare të NATO-s dhe shteteve partnere, transmeton Anadolu.

Takimi u mbajt në selinë e Aleancës në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Sipas njoftimit nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës, në takim, i cili u kryesua nga kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Giuseppe Cavo Dragone, u diskutua për situatën aktuale të sigurisë, forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes kolektive të Aleancës, vazhdimin e investimeve në mbrojtje, rritjen e prodhimit ushtarak, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën si dhe bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe NATO-s.

Në fjalimin e tij, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte theksoi rëndësinë e ruajtjes së unitetit të aleatëve, gatishmërisë dhe aftësisë për t'u përballur me sfidat bashkëkohore të sigurisë.

"Në takim, në sesione të ndara, fjalime mbajtën edhe komandanti i Komandës Supreme Aleate për Evropën (SACEUR), gjenerali Alexus Grynkewich si dhe komandanti i Komandës Supreme Aleate për Transformim (SACT), admirali Pierre Vandier, të cilët i informuan shefat e shtabeve të përgjithshme për aktivitetet aktuale, gatishmërinë e NATO-s dhe proceset transformuese në Aleancë", thuhet në njoftim.

 

- Gjenerali Lafçiski theksoi përkushtimin e Armatës ndaj sigurisë rajonale dhe kolektive

Në njoftim thuhet se gjenerali Llafçiski mori pjesë aktive në diskutimet lidhur me sfidat globale të sigurisë, interoperabilitetin, gatishmërinë e Aleancës për parandalim dhe mbrojtje si dhe bashkëpunimin me vendet partnere.

"Në paraqitjen e tij, gjenerali Llafçiski theksoi përkushtimin e Armatës ndaj sigurisë rajonale dhe kolektive përmes pjesëmarrjes në misione ndërkombëtare, operacione dhe aktivitete të NATO-s, përfshirë misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR), operacionin 'ALTHEA' në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe aktivitetin 'Forward Land Forces - FLF' në Bullgari dhe Rumani", thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftim thuhet se në takim u theksua rëndësia e stërvitjes kombëtare "Blesok 26" dhe vlerësimit të Grupit të Lehtë Këmbësor të Batalionit (LPBG), si objektiv primar i kapaciteteve të NATO-s, si dhe proceset e vazhdueshme të modernizimit dhe pajisjes së Armatës në drejtim të forcimit të gatishmërisë së saj operative.

 

- Llafçiski zhvilloi takim edhe me pjesëtarët e Armatës në selinë e NATO-s në Bruksel

Në margjinat e takimit, gjenerali Llafçiski zhvilloi takim bilateral me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneral-nënkolonelin Carsten Breuer, ku u diskutua për mbështetjen ndaj Ukrainës, të ardhmen e Komitetit Ushtarak dhe Aleancës si dhe për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral ushtarak, modernizimit dhe pajisjes.

Në kuadër të vizitës në Mbretërinë e Belgjikës, gjenerali Llafçiski zhvilloi takim edhe me pjesëtarët e Armatës të vendosur në Përfaqësinë Kombëtare Ushtarake të Republikës së Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO-s në Bruksel.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.