Hoxha takon homologun Ervin Ibrahimoviq malazez

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët në Tiranë pas takimet mes tyre

SHQİP Yayın: 19 Mayıs 2026 - Salı - Güncelleme: 19.05.2026 14:28:00
Editör -
Okuma Süresi: 5 dk.
Google News

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka pritur në një takim homologun e tij malazez, Ervin Ibrahimoviq, ndërkohë kryediplomati shqiptar ka deklaruar se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë ndërtuar një model të vërtetë të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, raporton Anadolu.

Pas takimit, ministri Hoxha dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ibrahimoviq, kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët në Tiranë.

 

- Hoxha: Shqiptarët në Mal të Zi dhe minoriteti malazez në Shqipëri mbeten ura të fuqishme lidhëse mes dy vendeve

Ministri Hoxha tha se kjo vizitë ka një domethënie të veçantë, pasi zhvillohet në 20-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe njëkohësisht me 20-vjetorin e rivendosjes së pavarësisë së Malit të Zi.

"Përgjatë këtyre dy dekadave, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë ndërtuar, me vullnet të përbashkët, një model të vërtetë të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Sot bashkëpunojmë ngushtësisht si vende mike, si vende partnere, si aleatë në NATO, në një gamë të gjerë fushash, si në planin dypalësh ashtu edhe në atë rajonal e shumëpalësh", është shprehur Hoxha.

Kryediplomati i Shqipërisë ka shtuar se mendojnë që në një moment të përshtatshëm të riaktivizojnë mbledhjet e përbashkëta ndërqeveritare.

Hoxha shtoi se shqiptarët në Mal të Zi dhe minoriteti malazez në Shqipëri mbeten ura të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe një pasuri e çmuar e marrëdhënieve. Ai shtoi se Shqipëria vlerëson lart bashkëpunimin e ngushtë me Malin e Zi dhe "rolin konstruktiv që të dy vendet luajnë për forcimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor".

Duke theksuar se Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen sot nga të tjerët si vende pararojë të procesit të zgjerimit të BE-së, Hoxha tha se për Shqipërinë, përparimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE) vlerësohet mbi bazën e rezultateve të prekshme.

 

- Ibrahimoviq: Marrëdhënia ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë është e shkëlqyer, e bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë

Ministri Ibrahimoviq deklaroi se kanë konfirmuar edhe një herë që Shqipëria dhe Mali i Zi janë të lidhur jo vetëm nga afërsia gjeografike, por edhe nga miqësia, besimi dhe vizioni i përbashkët për zhvillimin dhe begatinë e të dyja shoqërive.

"Marrëdhënia ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë është vërtet shumë e mirë dhe e shkëlqyer, e bazuar në parimet e marrëdhënies së fqinjësisë së mirë, por edhe të bashkëpunimit, që tashmë janë fuqizuar me aleancën në NATO dhe bashkëpunimin e përbashkët dhe vizionin e përbashkët evropian. Sot në Tiranë ne përçojmë një mesazh të qartë që: Mali i Zi dhe Shqipëria nuk janë thjesht fqinj, por partnerë me përgjegjësi të përbashkëta për stabilitetin, sigurinë, paqen dhe të ardhmen evropiane të rajonit", tha ai.

Ibrahimoviq shtoi se Mali i Zi mbështet fuqimisht integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe theksoi se objektivi është anëtarësimi i Malit të Zi në BE deri në vitin 2028.

"Si Mali i Zi ashtu edhe Shqipëria si vende kandidate për në BE janë në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë të BE-së. Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë një bashkëpunim intensiv", tha Ibrahimoviq.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.