Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

- Pas emërimit si kryetare e Kuvendit, kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Dehari, i lëshoi vendin Albulena Haxhiut e cila po vijon me seancën.

SHQİP Yayın: 09 Eylül 2026 - Çarşamba - Güncelleme: 09.09.2026 13:45:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Deputetët e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit të Kosovës, raporton Anadolu.

Me 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenim Haxhiu u emërua kryetare e re e Kuvendit, ndërsa për t’u konstituuar Kuvendi i Kosovës duhet edhe emërimi i pesë nënkryetarëve, përfshirë ata nga minoritetet.

Pas emërimit si kryetare e Kuvendit, kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Dehari, i lëshoi vendin Albulena Haxhiut e cila po vijon me seancën.

Më 8 gusht kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për procedimin në konstituimin e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje kishte deklaruar se nuk do të ketë formim të institucioneve tjera, Qeverisë dhe Kuvendit pa një marrëveshje për presidentin e ri të vendit.

Për votimin e presidentit të ri të Republikës së Kosovës, duhen 80 nga 120 votat e deputetëve të Kuvendit, në dy rundet e para, ndërsa në rundin e tretë emri i ri i presidentit mund të miratohet edhe me vetëm 61 vota, por me prezencën e 80 deputetëve në sallën plenare.

LDK-ja i ofroi LVV-së votën e saj pa kushte për presidentin, vetëm që ai të jetë një kandidat konsensual dhe me këtë rast, Bekim Sejdiu ishte emri për të cilin u pajtuan të dy partitë, por, më vonë gjashtë deputetë brenda LDK-së dolën kundër këtij propozimi.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.