Britania thërret të ngarkuarin me punë të Serbisë për të dënuar përkujtimet gjatë funeralit të Mllad

- Në deklaratë u theksua se udhëheqësit politikë dhe institucionet publike kanë “përgjegjësi të shikojnë drejt së ardhmes, jo drejt së kaluarës” dhe të veprojnë në mënyra që mbështesin pajtimin rajonal, e jo të rihapin plagët e vjetra

SHQİP Yayın: 08 Eylül 2026 - Salı - Güncelleme: 08.09.2026 18:22:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Mbretëria e Bashkuar ka thirrur diplomatin më të lartë të Serbisë në vend për të dënuar përkujtimet që shoqëruan funeralin e kësaj jave të kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, transmeton Anadolu.

Duke njoftuar thirrjen e të ngarkuarit me punë të Serbisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar në një deklaratë tha se Mlladiq ishte përgjegjës për krime që janë “ndër më të rëndat e kryera në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Mohimi dhe zbardhja e krimeve të tij është një fyerje ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe minon drejtpërdrejt stabilitetin dhe besimin në rajon”, tha një zëdhënës i ministrisë britanike.

Në deklaratë u theksua se udhëheqësit politikë dhe institucionet publike kanë “përgjegjësi të shikojnë drejt së ardhmes, jo drejt së kaluarës” dhe të veprojnë në mënyra që mbështesin pajtimin rajonal, e jo të rihapin plagët e vjetra.

“Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë u themelua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe Serbia është e detyruar t’i respektojë vendimet e saj”, u theksua në deklaratë.

“Lavdërimi i një krimineli të dënuar të luftës minon drejtpërdrejt besimin, nxit përçarjen dhe është i papajtueshëm me procesin e pajtimit brenda Bosnjë e Hercegovinës dhe në rajon”, thuhet më tej.

Mlladiq, ish-komandant i Ushtrisë së Serbëve të Bosnjës, vdiq në Hagë më 27 gusht, në moshën 84-vjeçare, teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ai ishte dënuar për krimet e kryera gjatë Luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995, përfshirë gjenocidin për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës të vitit 1995, ku u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë.

#
Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.