Ministri Nikoloski u takua me ambasadorin e ri turk në Shkup

Sipas një njoftimi nga Ministria e Transportit, theks i veçantë i është kushtuar shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën e politikave të transportit dhe lidhjes infrastrukturore.

SHQİP Yayın: 21 Ekim 2026 - Çarşamba - Güncelleme: 21.10.2026 15:55:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, është takuar me ambasadorin e sapoemëruar të Turqisë, Alper Aktas, me ç’rast janë shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Transportit, theks i veçantë i është kushtuar shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën e politikave të transportit dhe lidhjes infrastrukturore.

Gjatë takimit, ministri Nikolloski ka prezantuar politikat zhvillimore të Qeverisë dhe planet për përmirësimin e lidhshmërisë infrastrukturore në rajon. Nikolloski ka theksuar se Maqedonia e Veriut është destinacion i favorshëm për investime dhe portë për lidhjen me Evropën Qendrore.

Në këtë drejtim, është vënë në dukje se prania e një numri të madh të kompanive turke që investojnë në vend dëshmon për marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve si dhe për potencialin për thellimin e mëtejshëm të partneritetit ekonomik.

Bashkëbiseduesit kanë konfirmuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në disa fusha, me theks të veçantë te ekonomia, lidhja mes qytetarëve dhe zhvillimi i turizmit.

Sa i përket turizmit, është theksuar se ekzistojnë potenciale të mëdha për ndërlidhjen e dy vendeve, me qëllim nxitjen e vizitave turistike dhe thellimin e lidhjeve të ndërsjella.

Siç thuhet në njoftim, takimi paraqet një mundësi për forcimin e partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, në interes të zhvillimit ekonomik, investimeve të reja dhe avancimit të marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.