Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë të Bujanocit, shpreh mbështetjen për Luginën e Preshevës

Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar se do të qëndrojë në përkrahje të secilit shqiptar dhe secilës shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

SHQİP Yayın: 21 Ekim 2026 - Çarşamba - Güncelleme: 21.10.2026 16:29:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi dhe kryeshefin për Arsim në këtë komunë, Agim Hasani, transmeton Anadolu.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës (ZKM), njofton se Rexhepi dhe Hasani shprehën mbështetjen për përkushtimin e kryeministrit Kurti për përbashkimin e subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në “Koalicionin Shqiptar”, i cili garon me numrin 17 në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Sipas ZKM-së, Qeveria e Kosovës do të qëndrojë në përkrahje të secilit shqiptar dhe secilës shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

"Përfaqësimi i fuqishëm dhe dinjitoz kërkon përgjegjësi ndaj interesit të përbashkët, bashkërendim dhe qëndrueshmëri në mbrojtjen e të drejtave. Barazia, arsimi në gjuhën shqipe dhe mundësia për ta ndërtuar të ardhmen në vendlindje mbeten në themel të këtij angazhimi", thuhet në njoftim.

Gjatë këtij muaji, Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 1.8 milion euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), i cili përfaqëson shqiptarët në Serbi, përfshirë qytetarët shqiptarë në tri komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

KKSH-ja është institucioni përmes të cilit menaxhohen mjetet si dhe raportet e tij me partitë politike lokale.

Në tri komunat me shumicë shqiptare në Serbi, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të njohura me një emër si Lugina e Preshevës, jetojnë më shumë se 60 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe në Serbi, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2022.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.