Legjislatura e 11-të e Kuvendit të Kosovës: Nga sa ulëse morën partitë sipas rezultateve preliminare

Krahasuar me mandatin e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve të deritanishme do t’i ketë nëntë deputetë më pak, PDK-ja dy më shumë, LDK-ja pesë më shumë dhe AAK-ja dy më shumë

SHQİP Yayın: 08 Haziran 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 08.06.2026 16:32:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 42,91 për qind të votave të fituara, do të jetë forca më e madhe parlamentare me 48 deputetë, raporton Anadolu.

Sipas rezultateve të deritanishme ku nuk bëjnë pjesë ende votat me kusht, ato me postë, si dhe në përfaqësitë diplomatike, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që ka dalë e dyta me 21,12 për qind të votave, do të ketë 24 deputetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17,58 për qind të votave do të ketë 20 deputetë e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7,16 për qind të votave do të ketë 8 deputetë.

Në Kuvendin e Kosovës, 10 vende janë të rezervuara për pakicën serbe dhe 10 të tjera për pakicat joserbe.

Krahasuar me mandatin e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve të deritanishme do t’i ketë nëntë deputetë më pak, PDK-ja dy më shumë, LDK-ja pesë më shumë dhe AAK-ja dy më shumë.

Votat me kusht, ato me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike mund ta ndryshojnë rezultatin dhe t’i shtojnë apo t’i heqin disa mandate partive politike.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.