Kosovë, protestë para seancës parlamentare ku pritet të shqyrtohet Ligji për Dhomat e Specializuara

Iniciativa u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen nga ora 08:00, kohë kur mblidhet edhe Komisioni për Legjislacion, i cili do ta shqyrtojë këtë projektligj

SHQİP Yayın: 05 Ekim 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 05.10.2026 10:25:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Para fillimit të seancës parlamentare, një numër qytetarësh kanë protestuar që nga orët e hershme të së hënës para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në kuadër të iniciativës “Jo në emrin tim”, me kërkesë që deputetët të votojnë ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara, raporton Anadolu.

Iniciativa u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen nga ora 08:00, kohë kur mblidhet edhe Komisioni për Legjislacion, i cili do ta shqyrtojë këtë projektligj.

Ndërkaq, në orën 09:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku shqyrtimi i parë i projektligjit është pika e parë e rendit të ditës.

Po ashtu, në orën 09:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar protestë para Kuvendit, me kërkesën që deputetët të votojnë ndryshimet ligjore.

Në njoftimin e djeshëm të kësaj organizate thuhet: “... në ora 09:00, shihemi në shesh, para Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk duam favore. Duam mbrojtje shtetërore”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se pret që gjatë së hënës të votohet në dy lexime ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara. Pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së bashkë me grupin parlamentar, të dielën, në deklarimin për shtyp Hamza nuk ka treguar nëse janë dakorduar me Vetëvendosjen që të tejkalohen procedurat e parapara me rregullore të Kuvendit dhe projektligji të votohet të hënën në të dyja leximet.

PDK ka kushtëzuar mbështetjen e saj për votimin e presidentit të ri me mbështetjen që duhet nga partia më e madhe, Lëvizja Vetëvendosje, për miratimin e projektligjit për Gjykatën Speciale.

Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 6 tetor ta zgjedh presidentin e ri, ndryshe, vendi do të shkojë në zgjedhe të jashtëzakonshme parlamentare.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.