Miratohet në lexim të parë Projektligji për ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovë

Kryeministri Kurti tha se këto lëvizje për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale janë të gutshme dhe nuk janë analizuar dhe menduar sa duhet.

SHQİP Yayın: 05 Ekim 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 05.10.2026 12:19:00
Editör -
Okuma Süresi: 4 dk.
Google News

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton Anadolu.

Paraprakisht pak para seancës plenare, ai është votuar unanimisht nga anëtarët e Komisionit për Legjislacion.

Në seancë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, i cili paraqiti Projektligjin tha se Gjykata Speciale e themeluar mbi pretendimit e raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të paraqitur nga Dick Marty, është bërë pikërisht mbi qëllimin e hetimit mbi trafikimin e organeve.

Tek ka arsyetuar kërkesën për ndryshim të Ligjit ka thënë se ky ligj nuk e heq të drejtën e Gjykatës Speciale për të vazhduar hetimin mbi akuzën e trafikimit të organeve, por synon vetëm që asaj t’i merret një pjesë e juridiksionit.

“Kjo nënkupton se Kosova nuk do ta ndërrojë Kushtetutën e saj, amandamentin 24, nuk do të prekë asnjë detyrim ndërkombëtar që ka marrë përmes letërkëmbimit të ratifikuar në këtë Kuvend. As nuk prishë marrëveshjen ndërkombëtare që kemi me Holandën. Sepse, ato të gjitha janë në funksion të hetimit të pretendimeve për trafikim të organeve. Ajo që bëjmë është që krimet e luftës të zhvendosen për t’u gjykuar në Kosovë nga institucionet e Kosovës të drejtësisë”, theksoi Gruda.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se UÇK-ja është shprehja më e lartë politiko-ushtarake në historinë çlirimtare të Kosovës që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Por, Kurti tha se këto lëvizje për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale janë të gutshme dhe nuk janë analizuar dhe menduar sa duhet.

“Zemërimi i qytetarëve ndaj Gjykatës sot është i drejtë. Ka qenë i pranishëm edhe në vitin 2015, por atëherë ky zemërim nuk është marrë parasysh nga deputetët në Kuvend. Prandaj, ankesat për Gjykatën duhet t’u drejtohen atyre që e themeluan, jo atyre që e kundërshtuan. Përgjegjësinë e mbajnë ata që e themeluan. Ne e kemi kundërshtuar Gjykatën Speciale që në fillim por atëherë nuk e kishim mbështetjen tuaj, ndërsa ne po ju mbështesim sot”, theksoi Kurti.

Ai tha se Lëvizja Vetëendosje nuk është e bindur në dobinë e këtij ligji, por beson në besimin e PDK-së në këtë ligj. Kurti tha se bashkë me këtë votë, PDK-ja duhet ta marrë edhe përgjegjësinë politike dhe ta mbështesë procesin e votimit të presidentit të ri.

Kurti tha se sot do të takohet përseri me kreun e PDK-së, Bedi Hamza, për t’u marrë vesh rreth çështjes së presidentit.

Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e saj ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës duhet ta votojë më së largu më 6 tetor emrin e presidentit të ri, përndryshe vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja parlamentare.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.