LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim me LVV-në, Kurti pret certifikimin e rezultateve

"Ne jemi të gatshëm qysh sonte për bashkëpunim", deklaroi nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri duke komentuar mundësinë e një koalicioni ndërmjet LVV-së dhe LDK-së

SHQİP Yayın: 23 Haziran 2026 - Salı - Güncelleme: 23.06.2026 14:04:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e stabilitetit institucional në vend, ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka paralajmëruar nisjen e komunikimeve me partitë politike menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, raporton Anadolu.

Haziri deklaroi se Kosova po përballet me kriza dhe se formimi i institucioneve duhet të ndodhë sa më shpejt.

"Ne jemi të gatshëm qysh sonte për bashkëpunim", deklaroi Haziri duke komentuar mundësinë e një koalicioni ndërmjet LVV-së dhe LDK-së. Ai shtoi se deri më tani nuk ka pasur komunikim ndërmjet dy partive, pasi kanë qenë në pritje të certifikimit të rezultateve.

Nga ana tjetër, Kurti tha se kontaktet me subjektet e tjera politike do të nisin menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

"Po sa të certifikohet rezultati do t'i fillojmë komunikimet menjëherë", tha shkurt Kurti sot.

Aktualisht, KQZ-ja është në pritje të përfundimit të procedurave ankimore para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

LVV e cila udhëhiqet nga Kurti fitoi këto zgjedhje shumicën parlamentare duke marrë 53 deputetë, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22 deputetë, LDK-ja 18 deputetë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 7 deputetë.

Me këtë shpërndarje të mandateve, LVV ka mundësinë ta formojë qeverinë pa pasur nevojë për koalicion me partitë e tjera shqiptare, por asaj i duhet mbështetja për zgjedhjen e presidentit, ku kërkohet që gjatë votimit të jenë në sallë së paku 80 deputetë.

Një marrëveshje me LDK-në do të siguronte 82 vota, vetëm dy më shumë se minimumi kushtetues prej 80 deputetësh që nevojitet për të konsumuar raundin e parë dhe të dytë të votimit për president.

Mundësia e formimit të një qeverie pa Lëvizjen Vetëvendosje është më e vështira, për shkak se tri partitë e ish-opozitës së bashku kanë 47 deputetë dhe për të siguruar shumicën e nevojshme atyre u duhen edhe 14 deputetë të tjerë.

Certifikimi i rezultateve nga ana e KQZ-së pritet të bëhet në ditët e para të muajit korrik.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.