Kosovë, Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari

Nga sulmi i 5,6 dhe 7 marsit në Prekaz gjatë vitit 1998 mbi familjen Jashari mbetën 55 të vrarë

SHQİP Yayın: 22 Haziran 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 22.06.2026 13:27:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në një përgjigje për mediat në Kosovë ka paralajmëruar se së shpejti do të ngritet aktakuzë me emrat e autorëve të sulmit mbi Familjen Jashari në Prekaz gjatë marsit të vitit 1998, transmeton Anadolu.

Nga sulmi i 5,6 dhe 7 marsit në Prekaz gjatë vitit 1998 mbi familjen Jashari mbetën 55 të vrarë, 22 prej të cilëve familijarë të ngushtë të komandantit legjendar Adem Jashari i cili prej kohësh ishte bërë cak i aparatit shtetëror serb.

Prokuroria Speciale e Kosovës, nuk ka ndarë shumë detaje rreth kësaj çështjeje, por vetëm ka paralajmëruar se ky rast është duke u trajtuar me prioritet dhe se së shpejti do të finalizohet me ngritjen e aktakuzës.

"Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se rasti është duke u trajtuar me prioritet dhe se shumë shpejt, do të finalizohet me ngritjen e aktakuzës", njofton ky institucion.

Paralajmërimin për ngritjen e aktakuzës, për sulmin ndaj familjes Jashari e kanë mirëpritur në organizatën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kanë konsideruar se është dashur të bëhet vite më parë.

Hetimi i krimeve të luftës ishte në dorë të misionveve të huaja ndërkombëtare në Kosovë ndërsa nga vitit 2018 kompetencat kanë kaluar tek Prokuroria Speciale e Kosovës e cila ka departamentin e veçantë për hetimin e tyre.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.