“Diversiteti kulturor është pasuri e Kosovës”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova është ndërtuar mbi parimin se të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, gjuhe, kulture, feje apo prejardhjeje, kanë vend të barabartë në jetën publike, shoqërore dhe institucionale

SHQİP Yayın: 23 Haziran 2026 - Salı - Güncelleme: 23.06.2026 14:32:00
Editör -
Okuma Süresi: 4 dk.
Google News

Në Prishtinë është hapur të martën Edicioni i Tetë i Festivalit Multikulturor dhe Ekspozitës Mobile “Krah”, një ngjarje e cila synon promovimin e identitetit, trashëgimisë kulturore dhe përfshirjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian (RAE) në Kosovë, raporton Anadolu.

Në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, u hap ekspozita “Krah”, e cila prezantohet në formën e një muzeu lëvizës duke shpërfaqur identitetin, kujtesën kolektive dhe trashegiminë kulturore të komuniteteve RAE.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se festivali është shndërruar në një hapësirë të rëndësishme të pjesëmarrjes shoqërore, fuqizimit ekonomik dhe promovimit të talenteve.

 

Ai tha se ky festival ofron vend për artizanët, bizneset lokale, gratë ndërmarrëse, poetët, artistët e rinj dhe përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve.

“Festivali nuk është vetëm festë, është pasqyrë e mënyrës se si Republika e Kosovës e kupton dhe ndërton vetveten si shtet demokratik, i hapur dhe gjithëpërfshirës. Diversiteti kulturor është pjesë e identitetit tonë dhe një nga pasuritë e mëdha të Kosovës. Është pasuri që duhet ta ruajmë, ta promovojmë dhe ta përcjellim te brezat e rinj”, tha Kurti.

Ai shtoi se Republika e Kosovës është ndërtuar mbi parimin se të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, gjuhe, kulture, feje apo prejardhjeje, kanë vend të barabartë në jetën publike, shoqërore dhe institucionale.

Drejtori Ekzekutiv i Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE), Isak Skenderi, tha se organizata shënon këtë vit 15-vjetorin e themelimit, duke vlerësuar progresin e arritur në përfshirjen e komuniteteve.

“Për dekada me radhë, Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët janë parë përmes paragjykimeve dhe stereotipeve negative. Sot, po jetojmë në një realitet më ndryshe. Gjithnjë e më pak qytetarë hezitojnë që fëmijët e tyre të ndajnë të njëjtën klasë me fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë e gjithnjë e më shumë njerëz janë të lumtur që t’i kenë ata si miq, fqinj ose kolegë të barabartë”, theksoi Skenderi.

Ai tha se komunitetet RAE sot kanë kushte jetese më të mira krahasuar me periudhën e para një dekade, për shkak të ndihmës nga qeveria dhe komunat ku banon një pjesë e madhe e këtyre komuniteteve.

Festivali Multikulturor është një ngjarje tradicionale vjetore që organizohet në Prishtinë nga organizata joqeveritare “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” (VoRAE) me qëllim promovimin e identitetit, traditave, gjuhës dhe pasurisë kulturore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, si dhe nxitja e bashkëjetesës, dialogut dhe përfshirjes sociale ndërmjet komuniteteve.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.