Kurti dhe Plenkoviq theksojnë partneritetin strategjik Kosovë–Kroaci

Kryeministri në detyrë Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset e integrimit euro-atlantik dhe forcimin e subjektiv

SHQİP Yayın: 04 Mayıs 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 04.05.2026 20:05:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), transmeton Anadolu.

Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë takim, u theksuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, të ndërtuara mbi partneritet të qëndrueshëm, miqësi të sinqertë dhe bashkëpunim të gjithanshëm.

Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset e integrimit euro-atlantik dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Bashkëbisedimi u përqendrua gjithashtu në zhvillimet aktuale në kontinentin evropian dhe përtej tij, si dhe në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shteteve që ndajnë vlera të përbashkëta demokratike.

Në këtë drejtim, u theksua nevoja për forcimin e aleancave dhe koordinimit politik në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.