Kosova hap mision konsullor në Teksas të SHBA-së

“Ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth”, ka thënë ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu

SHQİP Yayın: 04 Mayıs 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 04.05.2026 20:49:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu.

Zyra e Presidentes njofton se Haxhiu ka thënë se mërgata kosovare ka pasur rol kyç në çdo kapitull të historisë së vendit, nga rezistenca deri tek shtetndërtimi.

“Ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth, por edhe mirënjohje për mërgatën tonë në Amerikë, e cila për dekada ka punuar, ka ndihmuar, ka lobuar dhe ka qëndruar pranë Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, me këtë mision, Kosova bëhet më e afërt për qytetarët e saj dhe më e pranishme në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të Amerikës.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.