Kosova për herë të parë do të luajë në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kombëtarja kosovare, e cila në tre edicionet e fundit ka garuar në Ligën C të Ligës së Kombeve, në edicionin e vitit 2026/27 do të jetë në Ligën B

SHQİPTARE Yayın: 24 Mart 2025 - Pazartesi - Güncelleme: 24.03.2025 15:41:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur të sigurojë fitore me rezultat 3 me 1 ndaj Islandës në Murcia të Spanjës, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrje në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ndeshjen e parë 'play-off' të zhvilluar të enjten në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, Kosova e fitoi me rezultatin 2 me 1. Dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:2, Kosova avancon tani nga Liga C në Ligën B.

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është më meritori i fitores në Murcia ku realizoi 'hat-trick' ndaj Islandës.

Fillimisht në minutën e dytë të ndeshjes ishin islandezët që kaluan në epërsi me 1 me 0, nëpërmjet Orri Oskarsson që shënoi nga afërsia pas një goditje nga këndi.

Por futbollistët e përzgjedhur nga Foda rritën lojën në sulm, derisa dominuan plotësisht pjesën e parë.

Në minutën e 35-të pas një depërtimi të Leart Paqaradës, topi erdhi në zonë te Muriqi. Ai shtyu para topin në rrjetë për 1 me 1.

Goli i dytë i Kosovës u shënua në momentin më të mirë të mundshëm, në minutën e tretë shtesë të pjesës së pare dhe këtë gol Muriqi e shënoi me asistimin e Milot Rashicës.

Sulmuesi prizrenas Muriqi shënoi për rezultatin 3:1 në minutën e 79-të, me asistimin e Lindon Emërllahut.

Pas kësaj ndeshje, Islanda bie nga Liga B në Ligën C, ndërsa Kosova avancon për një nivel.

Kombëtarja kosovare, e cila në tre edicionet e fundit ka garuar në Ligën C të Ligës së Kombeve, në edicionin e vitit 2026/27 do të jetë në Ligën B.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.