Kurti në takim me Kallas: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen plotësisht, Serbia të përgjigjet për sul

Në një darkë pune, Kurti dhe Kallas kanë diskutuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, agjendën e reformave evropiane dhe Planin e Rrit

SHQİP Yayın: 23 May 2025 - Friday - Güncelleme: 23.05.2025 15:40:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Kurti i ka uruar mirëseardhje kryediplomates evropiane dhe e ka falënderuar për vizitën dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Kurti dhe Kallas kanë diskutuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, agjendën e reformave evropiane dhe Planin e Rritjes.

Kryeministri Kurti ka theksuar se Kosova, krahas linjëzimit të politikës së jashtme me atë të BE-së, ka bërë progres të konsiderueshëm në reforma të brendshme, dhe se kjo evidentohet dhe dëshmohet edhe në raportet e vendit të BE-së.

Ai e ka falënderuar përfaqësuesen Kallas për njoftimin se BE-ja ka nisur largimin gradual të masave kufizuese ndaj Kosovës dhe përpjekjet e saj në këtë drejtim, teksa ka shtuar se ato duhet të hiqen plotësisht dhe ka theksuar që Kosova duhet të marrë statusin kandidat si demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë darkës së shtruar nga kryeministri, gjithashtu është diskutuar edhe për procesin paszgjedhor në vend dhe angazhimet për formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë.

Në lidhje me procesin e dialogut Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuar nga BE-ja, Kurti ka theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Ndërkohë, ai ka rikujtuar se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë dhe se i akuzuari si kryeterrorist Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160-faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, duhet t’i dorëzohet Kosovës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti gjithashtu ka ngritur çështjen e shkeljeve të vazhdueshme dhe të rënda të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga Serbia dhe ka kërkuar që BE-ja të bëjë veprime konkrete për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të luginës.

Ndryshe, Kallas nisi një turne Ballkanin Perëndimor dy ditë më parë, duke vizituar Serbinë dhe Kosovën, ndërsa sot ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.