Kosova dhe Kanadaja synojnë forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Takimi u mbajt në Shtëpinë e Kosovës në Davos, ndërsa palët biseduan për shkëmbimin tregtar dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit mes dy vendeve

SHQİP Yayın: 20 Ocak 2026 - Salı - Güncelleme: 20.01.2026 12:12:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Davos me ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë, Maninder Sidhu, ku u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, takimi u mbajt në Shtëpinë e Kosovës në Davos, ndërsa palët biseduan për shkëmbimin tregtar dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua industrisë minerare, duke u përmendur edhe pjesëmarrja e Kosovës në Konferencën Botërore për Hulumtim dhe Shfrytëzim të Mineraleve (PDAC 2025), e mbajtur vitin e kaluar në Toronto.

Po ashtu, në takim u theksua potenciali për thellimin e bashkëpunimit në sektorët e infrastrukturës, teknologjisë së informacionit dhe mbrojtjes.

Ky ishte takimi i parë mes kryeministrit Kurti dhe ministrit Sidhu. Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë ndaj Kosovës në proceset shtetndërtuese, për angazhimin e kontigjentit kanadez në kuadër të KFOR-it, si dhe për përkrahjen e Kanadasë në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.