Hoxha: Më e rëndësishme se kurrë të forcojmë lidhjet me partnerë të ngushtë me të cilët ndajmë vlera

- Ministri Hoxha ka zhvilluar takim me një delegacion të stafit të Kongresit Amerikan dhe Këshillit Atlantik, ndërkohë në fokus të bisedimeve ishin disa çështje

SHQİP Yayın: 11 Eylül 2026 - Cuma - Güncelleme: 11.09.2026 17:12:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar takim me një delegacion të stafit të Kongresit Amerikan dhe Këshillit Atlantik, ndërkohë në fokus të bisedimeve ishin disa çështje, transmeton Anadolu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha ka theksuar se diskutimet u përqendruan në disa çështje, si mbi politikën e jashtme, sigurinë, reformat dhe procesin e anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE).

"Diskutimi ynë përfshiu një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë, sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, reformat në vijim dhe rrugëtimin tonë të përshpejtuar drejt anëtarësimit në BE. Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të rikonfirmuar forcën, thellësinë dhe karakterin e qëndrueshëm të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-së", është shprehur Hoxha.

Duke theksuar se në një kohë kur situata ndërkombëtare bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme, ai ka shtuar se është "më e rëndësishme se kurrë të forcojmë lidhjet me miq të besuar dhe partnerë të ngushtë, me të cilët ndajmë vlera demokratike, interesa të përbashkëta sigurie dhe një marrëdhënie afatgjatë, të ndërtuar mbi besimin dhe respektin reciprok".

Delegacioni i stafit të Kongresit Amerikan përbëhej nga përfaqësues nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.

#
Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.