Sveçla pas vrasjes së policit në Kosovë: Shteti i mobilizuar për arrestimin e dorasit

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se aparati shtetëror i Kosovës është i mobilizuar për arrestimin e dorasit i cili vrau një pjesëtar të Policisë së Kosovës në Kaçanik

SHQİPTARE Yayın: 02 Nisan 2025 - Çarşamba - Güncelleme: 02.04.2025 15:50:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se aparati shtetëror i Kosovës është i mobilizuar për arrestimin e dorasit i cili vrau një pjesëtar të Policisë së Kosovës në Kaçanik.

Sveçla nëpërmjet rrjeteve sociale tha se vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik është sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit, institucioneve dhe sigurisë së Kosovës.

"Vrasja e mbrëmshme e rreshterit të Policisë së Kosovës Muhamed Lika ka prekur rëndë secilin prej nesh dhe gjithë Policinë e Kosovës. Që nga momenti që kam marrë lajmin jam në komunikim të vazhdueshëm me Policinë, me kërkesën që sa më parë të zbulohet vrasësi dhe të gjitha rrethanat e këtij krimi", ka deklaruar ai.

Sveçla iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të zyrtarit policor, derisa shtoi se ai shërbeu me guxim dhe vullnet.

"Ftoj dorasin apo dorasit që sa më parë të dorëzohen në organet e rendit, meqë i gjithë aparati shtetëror pa hezitim dhe pa kursim është i mobilizuar të zbulojë dhe arrestojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë vrasje", tha Sveçla duke kujtuar kontributin e rreshterit policor si në çlirimin e vendit ashtu edhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët.

Policia e Kosovës njoftoi se të martën rreth orës 23:00 të mbrëmjes në hyrje të ndërtesës ku banonte në Kaçanik, u vra zyrtari policor Muhamed Lika.

Sipas Policisë, viktima ishte gjetur i plagosur rëndë më pas u transportua për në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, por nuk arriti t'u mbijetonte plagëve.

Rrethanat dhe motivet e kësaj vrasjeje ende mbeten të pazbuluara nga autoritetet.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.