Shqipëri, kërcënime për mjete shpërthyese në institucione

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë ka konfirmuar se në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lëndëve shpërthyese në ambientet e tyre

SHQİP Yayın: 09 Ekim 2026 - Cuma - Güncelleme: 09.10.2026 12:07:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Autoritetet në Shqipëri kanë reaguar në lidhje me raportimet se disa institucione në Shqipëri kanë marrë mesazhe elektronike kërcënuese për vendosjen e bombave, transmeton Anadolu.

Në një njoftim për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë ka konfirmuar se në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lëndëve shpërthyese në ambientet e tyre.

"Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, në lidhje me rastin ka reaguar edhe Agjencia për Media dhe Informim e Shqipërisë (MIA), e cila thekson se email-et kërcënuese që po qarkullojnë janë pjesë e një fushate dezinformimi, sipas analizave paraprake.

"Policia e Shtetit, AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) dhe AKSK (Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike) po vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rastit", thuhet në njoftimin e MIA-s.

Në media është publikuar gjithashtu përmbajtja e një prej mesazheve kërcënuese, i cili dyshohet dhe pretendohet se është shpërndarë në një numër të madh adresash elektronike.

Në email, që pretendohet se vinte nga udhëheqësi i një grupi paraushtarak serb, njoftonte se ishin vendosur mjete shpërthyese në ndërtesat e institucionit.

Email-i pretendonte gjithashtu se sulmet në fjalë do të vazhdonin derisa "Kosova të njihej si territor serb".

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.