Prishtinë, hapet ekspozita "Masakrat në Kosovë 1998-1999"

Tabelat u vendosën në mënyrë kronologjike sipas kohës kur ndodhën 49 masakra, duke filluar me Masakrën Likoshan-Qirez më 28 shkurt 1998 deri tek masakra e familjes Bala më 12 qershor 1999

SHQİP Yayın: 26 Mart 2026 - Perşembe - Güncelleme: 26.03.2026 17:03:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Në sheshin "Nëna Terezë" të Prishtinës është hapur ekspozita me titull "Masakrat në Kosovë 1998-1999" e cila sjellë informacione dhe fotografi nga dhjetëra masakra të luftës së fundit në Kosovë, raporton Anadolu.

Ekspozita e cila u hap për të shënuar përvjetorin e 27-të të ndërhyrjes ajrore të NATO-s në Kosovë, përfshinë disa tabela me informacione, fotografi dhe citate nga të mbijetuarit e masakrave, të vendosura anash sheshit kryesor, duke marrë vëmendjen e mijërave qytetarë vendës dhe të huaj që kalojnë këtu gjatë ditës.

Tabelat u vendosën në mënyrë kronologjike sipas kohës kur ndodhën 49 masakra, duke filluar me Masakrën Likoshan-Qirez më 28 shkurt 1998 deri tek masakra e familjes Bala më 12 qershor 1999, ditë kur forcat ushtarake dhe policore serbe filluan të tërhiqeshin nga territori i Kosovës.

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 7 prill, bazohet në një botim të vitit 2024 nga organizatat joqeveritare "Admovere" dhe "Integra".

Sipas organizatës monitoruese "Human Rights Watch", gjatë luftës në Kosovë u vranë rreth 13 mijë njerëz. Shumica prej tyre ishin shqiptarë etnikë ndërsa rreth 1.600 persona mbeten ende të zhdukur.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.