Hendboll: Kosova fiton ndaj Bosnje e Hercegovinës, por mbetet jashtë fazës tjetër të Botërorit 2027

Fitorja e arritur të dielën me katër gola dallim në kryeqytetin kosovar, nuk i ka mjaftuar hendbollistëve të Kosovës për t’u kualifikuar në fazën tjetër drejt botërorit.

SHQİP Yayın: 23 Mart 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 23.03.2026 12:00:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Hendbollistët e Përfaqësueses së Kosovës e kanë fituar ndeshjen kthyese të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027 kundër Bosnjë e Hercegovinës me rezultat 33 me 29. 

Fitorja e arritur të dielën me katër gola dallim në kryeqytetin kosovar, nuk i ka mjaftuar hendbollistëve të Kosovës për t’u kualifikuar në fazën tjetër drejt botërorit.

Ndeshjen e parë në Tuzla të enjten e kësaj jave ndaj Bosnjë e Hercegovinës, Kosova e humbi me 13 gola dallim, me rezultat 34 me 21 dhe për t’u kualifikuar tutje, Kosova duhej ta përmbyste këtë disavantazh në gola.

Bujar Ramosaj shënoi më së shumti gola për Kosovën, ku nga tetë gjuajtje, shënoi shtatë gola. Nga katër gola realizuan Shaban Zogaj, Drilon Tahirukaj dhe Leonard Gegaj.

Te Bosnjë e Hercegovina me nga gjashtë gola ndeshjen e mbyllën Amer Shahinoviq dhe Mislav Grgiq.

Bosnjë e Hercegovina tani ka avancuar në raundin e tretë kualifikues për Botërorin 2027, që është faza e fundit e kualifikimeve.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.