Katër kombëtare ballkanike në kërkim të historisë drejt Botërorit 2026

Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina zbresin sonte në fushë për ndeshjet "jetë a vdekje"

SHQİP Yayın: 26 Mart 2026 - Perşembe - Güncelleme: 26.03.2026 13:54:00
Editör -
Okuma Süresi: 4 dk.
Google News

Rruga drejt kualifikimit për Botërorin 2026 sonte kalon përmes Ballkanit, ku katër përfaqësuese të rajonit zhvillojnë sonte ndeshjet e gjysmëfinaleve të fazës së "play off"-it për Kupën e Botës FIFA 2026, raporton Anadolu.

Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina zbresin sonte në fushë për ndeshjet "jetë a vdekje".

- Mbrëmje vendimtare në katër fronte

Në Prishtinë dhe anembanë Kosovës, vëmendja është te dueli me kombëtaren e Sllovakisë. "Dardanët" shihen si favoritë të lehtë për shkak të formës së mirë, por Sllovakia mbetet sfidë serioze për kombëtaren kosovare. Një fitore e Kosovës sonte do të thotë se finalja e madhe e 31 marsit do të luhet në "Fadil Vokrri", në Prishtinë, ku fituesi i çiftit Turqi-Rumani do të jetë mysafir për biletën e Botërorit.

Shqipëria sfidon Poloninë. Kuqezinjtë e nisin këtë udhëtim në një transfertë të vështirë në Poloni. Pas rritjes së jashtëzakonshme në vitet e fundit, Shqipëria konsiderohet një "kockë e fortë" që synon finalen historike. Në të njëjtin grup, Suedia dhe Ukraina do të matin forcat për të përcaktuar rivalin e mundshëm të finales.

Pas eliminimit legjendar të kombëtares së Italisë në kualifikimet për Botërorin 2022, Maqedonia e Veriut synon një tjetër mrekulli, këtë herë ndaj Danimarkës. Në anën tjetër të këtij grupi, Çekia dhe Irlanda do të luftojnë për vendin tjetër në finale.

Bosnjë e Hercegovina udhëton drejt ishullit për t'u përballur me kombëtaren me përvojë të Uellsit. Ndërkohë që Italia luan ndaj Irlandës së Veriut. Boshnjakëve u duhet një performancë perfekte për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Nga katër kombëtaret e rajonit që ndeshen sonte, Bosnjë e Hercegovina është kombëtarja e vetme që mori pjesë në Kampionat Botëror në vitin 2014, por që, rrugëtimi i tyre u mbyll relativisht shpejt.

 

- Mundësi e artë për kombëtaret ballkanike

Ky format ku katër kombëtaret ballkanase ndodhen në katër "Path"-e, nuk lejon gabime dhe çdo lëshim mund të kushtojë me eliminim direkt.

Nga vendet tjera të Ballkanit, Bullgaria dhe Rumania janë kombëtaret që kanë marrë pjesë nga shtatë herë në kampionate botërore, Kroacia ka marrë pjesë gjashtë herë, Serbia dhe Greqia nga tre herë, Turqia dhe Sllovenia nga dy herë ndërsa Bosnjë e Hercegovina një herë.

Për përfaqësueset nga Ballkani, nuk bëhet fjalë vetëm për futboll, por për krenari kombëtare dhe një mundësi të artë për të dërguar vendin në skenën më të lartë të Kupës së Botës FIFA 2026.

Sytë e miliona tifozëve janë sonte te këto katër beteja që premtojnë dramë deri në sekondën e fundit.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.