Presidentja Osmani pritet nga kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim

Presidentja Osmani do të dekorojë me Medalje Presidenciale të Meritave, Kryeministrin aktual të Malajzisë, Anwar Ibrahim, si dhe ish-kryeministrin Abdullah Ahmad Badawi, në shenjë mirën

SHQİP Yayın: 02 May 2025 - Friday - Güncelleme: 02.05.2025 15:03:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore në Kompleksin qeveritar "Perdana Putra" në Putrajaya të Malajzisë, transmeton Anadolu.

"Pritja me nderime të larta shtetërore në Kompleksin qeveritar Perdana Putra në Putrajaya në Malajzi. Faleminderit Kryeministër Anwar Ibrahim për mikpritjen!", ka shkruar Presidentja Osmani.

Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Federatën e Malajzisë, me ftesë të Kryeministrit Anwar Ibrahim.

Për nder të Presidentes Osmani, Kryeministri Ibrahim do të organizojë një drekë zyrtare në rezidencën shtetërore Seri Perdana.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të dekorojë me Medalje Presidenciale të Meritave Kryeministrin aktual të Malajzisë, Anwar Ibrahim, si dhe ish-kryeministrin Abdullah Ahmad Badawi, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në mbështetje të Kosovës.

Presidentja Osmani, në prezencë të korit diplomatik dhe të ftuarve të tjerë, do ta hapë zyrtarisht Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, një hap i rëndësishëm në forcimin e pranisë diplomatike të Kosovës në rajonin e Azisë Juglindore.

Ajo do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues të sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë malajziane, përfshirë prodhimin, teknologjinë dhe turizmin.

Me këtë rast, do të diskutohet për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe tërheqjes së investimeve në Kosovë.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.