Ndërron jetë edhe një pacient nga zjarri në Koçan, numri i viktimave rritet në 61

Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, në një deklaratë duke theksuar se bëhet fjalë për 29-vjeçarin Aleksandar Gavrilovski

SHQİPTARE Yayın: 07 Nisan 2025 - Pazartesi - Güncelleme: 07.04.2025 22:21:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Ka ndërruar jetë një pacient nga zjarri në lokalin e natës në Koçan, i cili ishte dërguar për trajtim në Lituani, duke e çuar numrin e viktimave nga kjo tragjedi në 61.

Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, në një deklaratë duke theksuar se bëhet fjalë për 29-vjeçarin Aleksandar Gavrilovski.

"Me keqardhje të madhe dua t'i informoj të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se sot në ora 11:00 ka ndërruar jetë pacienti i dytë i cili po qëndronte në Lituani", tha Taravari duke treguar se pacienti ka qenë në situatë kritike që nga fillimi.

Ai informoi se momentalisht janë gjithsej 66 pacientë që po trajtohen jashtë vendit, ndërsa në gjendje kritike 2 pacientë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut trajtohen 10 pacientë.

Autoritetet më 4 prill patën njoftuar viktimën e 60-të të zjarrit në Koçan, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për 35-vjeçarin Aleksandar Karadakoski, i cili ishte menaxheri i lokalit të natës që u përfshi nga zjarri.

Në orët e para pas mesnatës së 16 marsit, në qytetin e Koçanit shpërtheu një zjarr në një lokal nate nga lëndë piroteknike gjatë një mbrëmjeje argëtuese ku si pasojë atë natë humbën jetën 59 persona dhe mbi 170 të tjerë u lënduan.

Nga hetimet pas ngjarjes rezultoi se objekti në fjalë ishte i palicencuar ndërsa autoritetet nisën procedura hetimore ndaj të paktën 34 personave, mes të cilëve edhe menaxheri i lokalit Karadakoski.

I përfshirë në hetime pas zjarrit është edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndërsa kryetari i Komunës së Koçanit, Lupço Papazov dha dorëheqje pas incidentit tragjik.

Maqedonia e Veriut shpalli shtatë ditë zie pas tragjedisë në Koçan.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.