Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, në një reagim në rrjetet sociale e ka konsideruar hapjen e konsullatës ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi.
SHQİP
Yayın: 07 Nisan 2025 - Pazartesi - Güncelleme: 07.04.2025 16:03:00
Editör -
Okuma Süresi: 51 sn.

Shqipëria ka hapur Konsullatën e Përgjithshme në Ulqin të Malit të Zi.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, në një reagim në rrjetet sociale e ka konsideruar hapjen e konsullatës ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi.
"Sot në Ulqin inauguruam Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë-një ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi. Një tjetër dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë ndaj shqiptarëve kudo që jetojnë dhe e marrëdhënieve të veçanta Shqipëri–Mal i Zi", ka shkruar ministri Hasani.
Pjesë e ceremonisë së inaugurimit të konsullatës ishin edhe zyrtarë të Malit të Zi dhe qytetarë të Ulqinit.
Yorumlar (0)
İlginizi Çekebilir