Kurti: Kosova nuk ka plan B për anëtarësimin në BE

"Ka ardhur koha që Kosova dhe BE-ja të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta për tejkalimin e pengesave në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE", tha Kurti

SHQİPTARE Yayın: 07 Nisan 2025 - Pazartesi - Güncelleme: 07.04.2025 22:13:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk ka një plan B për rrugën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

I ftuar në Bruksel nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEPS), për të folur rreth "Rrugës së Kosovës drejt BE-së: demokracia e avancuar, siguria dhe rritja ekonomike", Kurti tha se zgjerimi i BE-së duhet të jetë strategjik, i bazuar në merita dhe real.

Ai tha se ata që përputhen me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së (CFSP) dhe mbështesin vlerat e BE-së, duhet të rishikohen dhe jo të mbahen në masat kufizuese të BE-së.

"Ka ardhur koha që Kosova dhe BE-ja të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta për tejkalimin e pengesave në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE. Gjegjësisht, të iniciohet pyetësori për Kosovën, duke vlerësuar kapacitetet tona institucionale dhe ligjore për anëtarësim në BE; dhe të bëhet përgatitja e një opinioni të bazuar në merita për statusin e kandidatit në BE", theksoi Kurti.

Sipas kryeministrit në detyrë Kurti, Kosova ka treguar se është partner i besueshëm i BE-së dhe beson fuqishëm në të ardhmen e saj evropiane.

"Është koha që BE-ja të tregojë se e sheh Kosovën si pjesë të së ardhmes së saj. Kjo do të forcojë edhe më tej përkushtimin tonë ndaj agjendës evropiane, duke e bërë më të prekshme rrugën drejt BE-së", shtoi Kurti.

Ai tha se statusi kandidat për Kosovën në Bashkimin Evropian është i vonuar.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.