Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi më p

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se qëllimi i qeverisë është të gjejë mënyrë për ta lëvizur përpara procesin e integrimit evropian duke ruajtur dinjitetin e vendit.

SHQİP Yayın: 09 Ekim 2026 - Cuma - Güncelleme: 09.10.2026 09:40:00
Editör -
Okuma Süresi: 4 dk.
Google News

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se Qeveria e mëparshme e udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i pranoi ndryshimet kushtetuese si kriter për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, pasi paraprakisht ndryshoi emrin kushtetues të vendit, transmeton Anadolu.

Duke folur në një program televiziv për vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Mickoski tha se biseda me të ishte “përmbajtësore, miqësore, që e zhvillojnë dy miq”.

Ai tha se nuk është i kënaqur me dinamikën e procesit të integrimit evropian, duke theksuar se qëndrimi i qeverisë për ndryshimet kushtetuese është i qartë.

“Unë nuk jam i kënaqur me dinamikën e procesit, sepse sa u përket ndryshimeve kushtetuese, qëndrimin tonë si qeveri e dini, ai është i qartë. Qëllimi ynë është, në thelb, të gjejmë një mënyrë për ta lëvizur procesin përpara. Ndërkohë, u shfaq ky dokument i publikuar nga Komisioni Evropian, për të cilin mund të them se është inkurajues, por ky dokument, në fund të fundit, duhet të miratohet nga Këshilli Evropian”, tha Mickoski.

I pyetur nëse, pavarësisht gjithçkaje, kushti për ndryshimet kushtetuese mbetet, Mickoski theksoi se qeveria e mëparshme e bëri këtë kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht ndryshoi emrin kushtetues të vendit.

“Ne kurrë nuk kemi thënë se ky kusht nuk mbetet. Për fat të keq, qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së pranoi diçka që është pjesë e këtij procesi”, tha ai.

Mickoski theksoi se qëllimi i qeverisë që nga fillimi ka qenë gjetja e një mënyre për ta vënë në lëvizje procesin e integrimit evropian dhe njëkohësisht për të ruajtur dinjitetin e vendit.

“Por ajo që ishte qëllimi ynë që nga fillimi i Qeverisë, nëse i lëmë mënjanë ato budallallëqe që i thotë udhëheqja aktuale e LSDM-së dhe BDI-së, se kemi premtuar, pastaj kemi gënjyer e kështu me radhë, nëse i lëmë mënjanë ato budallallëqe dhe flasim për politikë reale, atëherë qëllimi ynë ishte të gjenim një mënyrë se si ta vëmë në lëvizje atë proces dhe njëkohësisht të arrijmë ta ruajmë dinjitetin, i cili, do të pajtoheni me mua, me pranimin e këtij kushti ishte jo vetëm i shkatërruar, por i varrosur, nëse kemi parasysh se para këtij pranimi parapriu edhe një poshtërim tjetër, e ai ishte ndryshimi i emrit kushtetues”, tha Mickoski.

#
Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.