Kurti takon ambasadorin turk, vlerëson mbështetjen e Turqisë në mbrojtje dhe siguri

- Kryeministri kosovar shprehu mirënjohjen e tij për raportet e mira të vendit të tij me Turqinë, mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe kontributin e saj të rëndësishëm, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

SHQİP Yayın: 02 Temmuz 2025 - Çarşamba - Güncelleme: 02.07.2025 20:30:00
Editör -
Okuma Süresi: 55 sn.
Google News

 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë zhvilluar një drekë pune me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti me ambasadorin Angılı diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në vend dhe tema tjera me interes në fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kurti dhe Angılı në veçanti kanë diskutuar marrëdhëniet në rrafshin ekonomik dhe tregtar.

Kryeministri kosovar shprehu mirënjohjen e tij për raportet e mira të vendit të tij me Turqinë, mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe kontributin e saj të rëndësishëm, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.