Kryediplomatja e BE-së, Kallas: Rusia planifikon "më shumë akte sabotimi" kundër demokracive evropia

"Vendet evropiane duhet të jenë në gjendje të veprojnë para se të ndodhin sulme të tilla", tha shefja e politikës së jashtme te BE-së, Kaja Kallas.

SHQİP Yayın: 28 Eylül 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 28.09.2026 12:01:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas deklaroi sot se Rusia po planifikon "më shumë akte sabotimi" dhe sulme kundër demokracive evropiane, duke bërë thirrje për vigjilencë dhe veprime parandaluese më të mëdha, transmeton Anadolu.

"Ne shohim në inteligjencë se Rusia po planifikon më shumë akte sabotimi dhe sulme kundër demokracisë sonë për të ndarë shoqërinë tonë, për të frikësuar shoqëritë tona që të mos ndihmojnë Ukrainën. Pra, kjo është diçka që ata e kanë në mendje dhe ne duhet ta mbajmë këtë në mendje edhe për t'iu kundërvënë këtyre kërcënimeve", tha Kallas përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes së BE-së në Bruksel.

"Vendet evropiane duhet të jenë në gjendje të veprojnë para se të ndodhin sulme të tilla", shtoi ajo.

Ministrat e Mbrojtjes së BE-së do të diskutojnë lidhur me përgjigjen e bllokut ndaj sulmeve hibride, përfshirë një protokoll të propozuar emergjence që do të aktivizohet në përgjigje të çdo kërcënimi që synon shtetet anëtare.

Ajo tha se takimi do të trajtojë gatishmërinë e mbrojtjes evropiane, mbështetjen për Ukrainën dhe situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme. Lidhur me aftësitë mbrojtëse evropiane, Kallas tha se investimet e BE-së në mbrojtje janë rritur, por mbeten boshllëqe të konsiderueshme në aftësi dhe fokusi tani duhet të jetë në mbushjen e këtyre boshllëqeve.

Lidhur me Lindjen e Mesme, Kallas tha se operacioni detar i BE-së "Aspides" kërkon mjete shtesë, veçanërisht anije të afta për të shoqëruar anijet përmes Ngushticës së Bab el-Mandebit. Ajo tha se BE-ja do të diskutojë nëse anijet e ofruara ndaj "koalicionit të veçantë të të vullnetshmëve" mund t'i caktohen përkohësisht operacionit "Aspides".

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.