Kosovë, mbahet punëtori për rreziqet dhe gatishmëritë nga fatkeqësitë natyrore

Punëtoria do të përmbyllë dy aktivitete të rëndësishme të fokusuara në përmirësimin e kuptimit të rrezikut nga fatkeqësitë dhe avancimin e gatishmërisë nacionale ndaj krizave dhe zjarreve malore

SHQİP Yayın: 04 Aralık 2025 - Perşembe - Güncelleme: 04.12.2025 15:13:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe partnerëve si Banka Botërore dhe Fondi Global për Reduktimin dhe Rimëkëmbjen nga Fatkeqësitë (GFDRR), po zhvillojnë një punëtori njëditore në Prishtinë, raporton Anadolu.

Punëtoria do të përmbyllë dy aktivitete të rëndësishme të fokusuara në përmirësimin e kuptimit të rrezikut nga fatkeqësitë dhe avancimin e gatishmërisë nacionale ndaj krizave dhe zjarreve malore.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mori pjesë në hapjen e ngjarjes dhe ju drejtua me një fjalë rasti përfaqësuesve vendorë dhe organizatave ndërkombëtare. Ai tha se fatkeqësitë natyrore po bëhen më të shpeshta, më intensive dhe më të paparashikueshme.

"Ndryshimet klimatike po shkaktojnë përmbytje më të mëdha, thatësira të gjata, temperatura ekstreme dhe rreziqe të reja që prekin direkt sigurinë, ekonominë dhe jetën e qytetarëve", tha Sveçla. Ai tha se iniciativat si kjo e sotmja japin kontribut të fuqishëm në forcimin e kapaciteteve të Kosovës në menaxhimin e rrezikut dhe përballimin e fatkeqësive.

Drejtori i AME-së, Genc Metaj tha se përmes këtyre projekte avancohet rritja profesionale në nivel qendror dhe lokal në përmirësimin e planifikimit, koordinimit dhe harmonizimit me standardet evropiane.

"Rezultatet e diskutimit do të jenë një kontribut i vlefshëm për zbatimin e aktiviteteve. Këto projekte janë investime në siguri, mirëqenie dhe të ardhmen e qytetarëve tanë. Përmes tyre po e ndërtojmë një sistem më të fortë, më të koordinuar dhe të përgatitur për t'u përballur me sfidat e sotme dhe ato të së ardhmes", tha Metaj.

Udhëheqës të institucioneve kosovare vlerësuan se këto iniciativa do të kontribojnë drejtpërdrejtë në përmirësimin e analizës së rrezikut dhe paralajmërimit të hershëm, rritjen e gatishmërisë kombëtare për ballafaqim me emergjenca si dhe avancimin e menaxhimit të rrezikut nga zjarret dhe dukuritë tjera nga fatkeqësitë natyrore.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.