Kosovë, Kurti fillon takimet me pakicat për formimin e qeverisë së re

Zëvendësministrja në detyrë Rexhepi por edhe ministri në detyrë Rashiq kanë konfirmuar mbështetjen për një mandat të ri qeveritar të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje

SHQİPTARE Yayın: 02 Nisan 2025 - Çarşamba - Güncelleme: 02.04.2025 16:10:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, një ditë pasi u bë e qartë se 15 prilli është data për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka nisur takimet për konsultim me krerët e partive të minoriteteve në Kosovë për formimin e qeverisë së re.

Kurti gjatë ditës ka pritur në Zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut dhe kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi, si dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, zëvendësministrja në detyrë Rexhepi por edhe ministri në detyrë Rashiq kanë konfirmuar mbështetjen për një mandat të ri qeveritar të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të dyja këto parti, njëra e cila përfaqëson komunitetin boshnjak në Kosovë dhe tjetra komunitetin serb, kanë nga një deputet në Kuvendin e Kosovës.

Seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës është caktuar nga presidentja Vjosa Osmani, më 15 prill, derisa mbetet të shihet nëse në të njëjtën seancë do të mund të formohet edhe qeveria e re.

Lëvizja Vetëvendosje nga zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025 mori 48 deputetë, ndërsa për formimin e qeverisë së re duhen shumica e thjeshtë e 120 deputetëve, apo 61 vota. Nga kjo parti janë shprehur të bindur se tashmë Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë numrat që i duhen për formimin e qeverisë së re.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.