Dështon përpjekja e dytë për të emëruar Albulena Haxiun si kryeparlametare, shtyhet seanca për 48 or

Nga 112 deputetë të pranishëm në sallë kur u votua Haxhiu, 57 deputetë ishin pro, 19 kundër dhe 3 abstenime

SHQİP Yayın: 21 Nisan 2025 - Pazartesi - Güncelleme: 21.04.2025 11:55:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e dytë që deputetja Albulena Haxhiu, si e propozuara e partisë më të madhe Lëvizjes Vetëvendosje, t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u emëruar kryeparlamentare, pas çka seanca është shtyrë për 48 orë, raporton Anadolu.

Nga 112 deputetë të pranishëm në sallë kur u votua Haxhiu, 57 deputetë ishin pro, 19 kundër dhe 3 abstenime.

Para votimit, ish-kryetari i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, u bëri thirrje gjithë deputetëve që ta votojnë Haxhiun si kryeparlamentare dhe të mos bëhen pjesë e bllokimit të themelimit të institucioneve.

Edhe në përpjekjen e parë, pro Haxhiut për kryeparlamentare votuan 57 deputetë, 20 kundër dhe 3 abstenime.

Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër në sallë, Avni Dehari, tha se seanca shtyhet për 48 orë dhe ajo do të mbahet të hënën nga ora 3 e pasditës.

Partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka të drejtën e parë për formimin e qeverisë së re, ka fituar 48 ulëse në Kuvend, ndërsa asaj i duhet bashkëpunimi edhe me deputetë nga partitë tjera për të arritur në 61 vota, aq sa duhen për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Pas emërimit të kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve do të mund të hapet rrugë për votimin për ekzekutivin e ri, ndërsa derisa të emërohet qeveria e re, Albin Kurti dhe kabineti qeveritar i udhëhequr nga ai do të mbetet në detyrë.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.