Bullgari, festivali "Kukerlandia" ringjall traditat e lashta

Festivali, i cili tërheq një numër të madh vizitorësh çdo vit, përmban rituale për të dëbuar shpirtrat e ligë dhe shënon fillimin e pranverës, me shpresë për një korrje të mirë, shëndet, pjellori të tokës dhe lumturi

SHQİPTARE Yayın: 02 Nisan 2025 - Çarşamba - Güncelleme: 02.04.2025 15:19:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Pjesëmarrës të shumtë të veshur me kostume dhe maska shumëngjyrëshe, të punuara me dorë, kanë festuar festivalin tradicional të maskave "Kukerlandia" në qytetin bullgar Stara Zagora.

Festivali, i cili tërheq një numër të madh vizitorësh për çdo vit, përmban rituale për të dëbuar shpirtrat e ligë dhe shënon fillimin e pranverës, me shpresë për një korrje të mirë, shëndet, pjellori të tokës dhe lumturi.

Gjatë festivalit, në të cilin interpretuesit mbajnë maska të frikshme të krijuara nga materiale natyrore, besohet se zhurma nga kambanat e vendosura mbi to zgjon natyrën dhe largon shpirtrat e ligë.

Besohet se festivali ringjall traditat pagane nga periudha kur trakët e lashtë jetonin në territorin e Bullgarisë së sotme.

Festivali "Kukerlandia" me atmosferën e saj energjike dhe traditat shekullore përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore bullgare.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.