Kosova dhBelgjika nënshkruajnë marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Ministri Murati theksoi se marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dy vendet

SHQİP Yayın: 16 Nisan 2026 - Perşembe - Güncelleme: 16.04.2026 15:25:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës kanë nënshkruar marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë, transmeton Anadolu.

Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në lidhje me Tatimet mbi të Ardhurat dhe Kapitalin, si dhe për Parandalimin e Evazionit dhe Shmangies Tatimore u nënshkrua në margjinat e Takimeve Pranverore në Washington DC, midis ministrit të Financave të Kosovës, Hekuran Murati dhe zëvendëskryeministrit njëherësh ministër i Financave i Mbretërisë së Belgjikës, Jan Jambon.

Ministri Murati theksoi se marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dy vendet.

Ndërkaq, ministri Jambon vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset integruese të Kosovës.

“Kjo marrëveshje forcon tutje partneritetin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës dhe dëshmon angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit bilateral”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Gjatë kësaj jave, ministri Murati po qëndron në Washington DC, ku po merr pjesë në Takimet Pranverore të organizuara nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.