Hoxha dënon sulmet e fundit të Rusisë: Shqipëria rikonfirmon mbështetjen e palëkundur për Ukrainën

Në reagimi e tij, ministri Hoxha ka theksuar se dënojnë në termat më të ashpra valën e fundit të sulmeve të Rusisë kundër Ukrainës, sipas tij, gjatë së cilës dronë dhe raketa goditën zona civile.

SHQİP Yayın: 16 Nisan 2026 - Perşembe - Güncelleme: 16.04.2026 16:12:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka dënuar sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, duke theksuar se Shqipëria rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën dhe popullin e saj, transmeton Anadolu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha ka theksuar se dënojnë në termat më të ashpra valën e fundit të sulmeve të Rusisë kundër Ukrainës, sipas tij, gjatë së cilës dronë dhe raketa goditën zona civile, "duke shkaktuar humbjen tragjike të jetëve të pafajshme, përfshirë fëmijë".

"Shprehim solidaritetin tonë për viktimat, të plagosurit dhe familjet e tyre, të cilët vazhdojnë të përballen me pasojat shkatërruese njerëzore të kësaj lufte të pajustifikueshme. Këto sulme të përsëritura dhe të vazhdueshme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës kritike janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Ato duhet të marrin fund menjëherë", është shprehur Hoxha.

Ai ka theksuar se Shqipëria rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën dhe popullin e saj. "Mbështetja e qëndrueshme ndërkombëtare për Ukrainën, rritja e presionit ndaj Rusisë për t’i dhënë fund këtyre sulmeve, si dhe garantimi i përgjegjësisë së plotë për të gjitha shkeljet e së drejtës ndërkombëtare, mbeten thelbësore për mbrojtjen e civilëve dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Evropë", ka shtuar Hoxha.

Të paktën 16 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore ruse gjatë natës që goditën kryeqytetin ukrainas Kiev si dhe rajonet Dnipropetrovsk dhe Odesa.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.